Lajmet e fundit

Gazetari nga Shkupi, Arben Ratkoceri, ka komentuar zhvillimet politike atje, ku të dielen pritet të bëhet edhe betimi i shqiptarit, Talat Xhaferit, si kryeministër në Maqedoni të Veriut.
Ratkoceri deklaroi në Info Magazine, se me të bërë betimin, afatin se sa Xhaferi do të jetë kryeministër, nuk ia përcakton dot askush, pavarësisht se do të jetë qeveri teknike, transmeton klankosova.tv.
''Zotri Xhaferi, dërgoi një sinjal sepse do të jetë ashtu siç është paraparë edhe me ligj, kryeministër i gjithë qytetarëve të Maqedonisë''.
''Afati sa do të jetë kryeministër Xhaferi, askush nuk e përcakton dot, pavarësisht se teknik''.
''Sepse ne tani futemi në një cikël zgjedhor, parlamentar por edhe ato presidenciale, ku dihet procedura, që presidenti e emëron kryeministrin në bazë të votave dhe kjo procedurë mund të zgjasë deri në dy vite''.
''Po flas në një situatë hipotetike të një krize eventuale me numrat'', u shpreh ai.