Lajmet e fundit

Modelja Emily Ratajkowski, ka folur shumë për seksizmin që kur mbështeti miken e saj, Kim Kardashian pasi ajo u zhvesh.
Pikërisht për sekzimin ka folur sërish bukuroshja në një intervistë për revistën Glamour, transmeton Klan Kosova.
“Mick Jagger është 73 vjeçar dhe ai ende vesh bluzë të hapur përpara. Ne e kuptojmë që kjo është pjesë e performancës së tij. Por në të njëjtën kohë kur Madonna që është 58 vjeçe vesh një fustan të dukshëm në Met Gala, shumë persona e kanë quajtur atë të shkujdesur dhe të dëshpëruar”.

