Prokurori i përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Llalla ka reaguar këtë të martë në lidhje me hetimin ndaj ish-ministrit Tahiri, duke thënë se dosja e dërguar nga pala italiane përmban tregues seriozë.
“Në dosjen e ardhur nga Italia janë të përfshirë persona që kanë për detyrë luftën ndaj krimit”, ka thënë Llalla.
Llalla ka theksuar se, “prokuroria do ndjekë hapat e nevojshëm për Tahirin”, ndërsa ka shtuar se organi i akuzës do të ruajë edhe sekretin hetimor, raporton TCH, transmeton Klan Kosova.
“Për këtë çështje prokurorët kanë mbështetjen time”, ka shtuar Llalla.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.