21.12.2018 · përditësuar para 2780 dite1 min lexim
Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji për të pandehurit Nedelko Spasojeviq, Marko Rosiq dhe Dragisha Markoviq
“Në këtë mënyrë Apeli ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 17.12.2018, sipas të cilit kjo masë do të zgjasë deri me 23.12.2018”.
“Sipas prokurorisë N.S., M.R. dyshohen se si pjesë e një grupi kriminal kanë kryer veprën ndihmës në vrasje të rëndë. Ndërsa i pandehuri D.M., po ashtu si anëtar i grupit, dyshohet të këtë kryer veprën penale “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.