Lajmet e fundit

Sot është mbajtur seanca e radhës e rastit të njohur si Kumanova, e cila është zhvilluar me dyer të mbyllura në Gjykatën Themelore Shkupi 1.
Avokati mbrojtës, Mefail Arsllani njoftoi se seanca tjetër do të jetë e hapur, për faktin se do të dëshmojnë tre persona tjerë, që nuk janë dëshmitarë të mbrojtur.
“Dëshmuan dëshmitarë të mbrojtur apo koduar dhe shpresojmë se seancat tjera të jenë të hapura për opinion. Nuk ka ankesa për dhunë siç ka pas dhunë fizike”, tha avokat Arsllani, shkruan Portalb.
Vitin e kaluar në Lagjen e Trimave në Kumanovë, një grup i armatosur është përleshur me forcat e sigurisë të Maqedonisë. Nga rasti në fjalë, u vranë 8 policë nga njësitet speciale dhe nga njësitet e veçanta të MPB-së, ndërkaq 4 të tjerë u plagosën. Ndërkaq, humbën jetën edhe 10 pjesëtar të grupit të armatosur.