Të dënuarit për vepra që lidhen me terrorizëm në Rastin “Badovci” do të gjykohen përsëri, pasi Gjykata Supreme ka anuluar vendimin e themelores në lidhje me veprën e terrorizmit, shkruan KALLXO.com.
Lajmin për kthimin në rigjykim të rastit “Badovci” e ka konfirmuar Albana Kelmendi, avokatja e Besnik Latifit.
Në vendimin e Gjykatës supreme të siguruar nga KALLXO.com thuhet se është miratuar kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë e bërë nga mbrojtësit e të akuzuarve.
Supremja në vendim anulon dënimet e të akuzuarve për vepra terroriste, ndërsa i le në fuqi ato që kanë të bëjnë me armëmbajtje pa leje.
Në këtë rast të akuzuar ishin Besnik Latifi, Gazmend Haliti, Milazim Haxhiaj, Fehmi Musa dhe Enis Latifi.
Shkrimi i plotë në KALLXO.com.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.