Rastet e tuberkulozit në Kosovë po vazhdojnë të raportohen me shifra të larta.
Sipas Pulmologut Fahri Hasani, gjatë vitit 2024 në nivel vendi janë regjistruar 541 raste me tuberkuloz, ndërsa në Pejë kjo sëmundje ka prekur 47 persona, njofton Klankosova.tv.
Të dhënat e fundit tregojnë se vetëm gjatë muajit mars 2025, në Pejë janë regjistruar 13 raste të reja, ndërsa në gjithë vendin numri ka arritur në 64.
Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, 52 prej të prekurve janë meshkuj dhe 48 femra, raporton gazetari korrespondent Valdrin Daci, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.
Ndiqni detajet, në videon vijuese:
https://youtu.be/crIOtL-HbCQ
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.