Lajmet e fundit

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit, në kolegjin AAB, po mbahet simpoziumi "qasja bio-psiko-sociale ndaj problemeve të shëndetit mendor", njofton Klan Kosova.
Organizata Botërore e Shëndetësisë këtë ditë ia ka kushtuar problemit të depresionit.
Sipas Ardita Tahirukaj nga zyra e OBSH-së në Prishtinë, depresioni është shkaktar për rreth 128 mijë vdekje nga vetëvrasja, dhe rastet me problemet me depresionin janë duke u rritur.
Numri i tyre në rajon është rreth 40 milionë.
Të pranishëm këtu ishin rektori i AAB-së, Lulzim Tafa, zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku dhe rektori i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Gjuvani”.