Lajmet e fundit

Një hulumtim i fundit ka gjetur 173 shpërthime të superbakteres MRSA.
Këto raste janë gjetur në lindje të Anglisë në një periudhë një vjeçare, kjo sipas të dhënave të publikuara në Science Translational Medicine.
Sipas hulumtuesve qasje e tyre mund të transformoj mënyrën se si luftohet MRSA dhe superbakteret tjera.
Detektimi i këtyre përhapjeve që janë duke ndodhur mund të ulë numrin e personave të infektuar.
MRSA (methicillin) apo stafilokoku rezistent, është një infeksion bakterial i cili është rezistent ndaj një numri të madh të antibiotikëve.
Mund të shkaktoj infeksione të rrezikshme për jetën e njeriut në qoftë se bakteret futen nën lëkurë, siç mund të ndodhë përmes plagëve të hapura.