Lajmet e fundit
Naim Rashiti: Turp për të zgjedhurit, përfaqësuesit, liderët fetarë. Këto janë të meta të mëdha dhe deficit i madh lidershipi, përfaqësimi, qoftë adminstrativ apo shpirtëror.

Naim Rashiti, Drejtor për Kosovës i Grupit të Ballkanit për Politika ka reaguar në llogarinë e tij në Facebook, pas protestës së banorëve të Llapushnikut kundër punimeve të Ipeshkvisë së Kosovës në këtë fshat.
Sipas banorëve hapësira që iu nda komunitetit katolik, para tri vjetëve ishte shpallur nga organizatat e dala nga lufta si zonë e mbrojtur e UÇK-së.
“Nuk di çka duhen me këta kryetarë komunash, asamblistë, parti politike, përfaqësues fetarë, liderë komuniteti qe nuk janë në gjendje të zgjidhin çështjet më të vogla te komunitetit”.
“Turp për të zgjedhurit, përfaqësuesit , liderët fetarë. Këto janë të meta të mëdha dhe deficit i madh lidershipi, përfaqësimi, qoftë adminstrativ apo shpirtëror”, ka shkruar Rashiti në Facebook, transmeton Klan Kosova.
Protestuesit thonë se u provokuan në muajin e Ramazanit.
“Komuna ka për detyrë të ua rregullojë jetën komunitetit, jo t’i bëjë për protesta para komunës, për probleme lehtësisht te zgjidhshme”, shkroi Rashiti.