Lajmet e fundit

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka mbajtur një takim zyrtar me stafin menaxherial të policisë duke përfshirë drejtorët e departamenteve, divizioneve si dhe drejtorët rajonalë.
Në këtë takim Qalaj ka kërkuar nga menaxhmenti policor realizimin e objektivave strategjike të cilat dalin nga Plani Zhvillimor Strategjik i Policisë së Kosovës, menaxhimin sa më efikas policor si dhe ngritjen e performancës dhe integritetit policor, njofton policia, përcjell Klan Kosova.
“U diskutuan edhe çështjet kyçe që kanë të bëjnë me sigurinë e qytetarit, bashkëpunimin dhe takimet me komunitetin, luftën kundër korrupsionit, sigurinë në trafik, parandalimin e veprave kriminale si vjedhjet, grabitjet, drogat etj, duke kërkuar që të punohet dhe angazhohen edhe më shumë që të krijohet një klimë edhe më e qetë dhe më e sigurt për të gjithë qytetarët, e që kontribuon edhe në sigurinë e përgjithshme të vendit”, thuhet në kumtesë.