Lajmet e fundit

Ish- ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, ka dalur me një propozim sa i përket raundit final të dialogut mes Kosoëvs e Serbisë.
Ndërsa në konferencën e mbajtur ku po prezantohej ''Skenari i ‘Finales së Madhe’ mes Kosovës e Serbisë'', Rashiq ka thënë se është e nevojshme angazhimi i disa dëshmitarëve apolitik si pjesëmarrës në procesin e dialogut, njofton Klan Kosova.
''Prishtina dhe ana e Beogradit duhet të angazhojë jo më shumë se dy vëzhgues serbë lokal, të jenë dëshmitarë të bisedimeve në Bruksel''.
''Këta përfaqësues apo dëshmitarë duhet të jenë plotësisht apolitikë, që neve të tjerëve dhe serbëve të Kosovës të na transmetojnë se çka po ndodhë në dialog''.
''Kjo që të mos jemi të keqinformuar për marrëveshjet e arritura'' ka thënë Rashiq, njofton Klan Kosova.