Lajmet e fundit

Deputeti serb në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se në përpilimin e statutit për Asocacionin e Komunave me shumicë serbe, duhet të kyçen ekspertë që e njohin mirë sistemin e drejtësisë në Kosovë.
Rashiq, ka shtuar se e di që në Bruksel, do punohet për statutin e AKS, transmeton Klan Kosova.
Sipas tij, kryeqendra evropiane njoftohet nga terreni nga njerëzit e saj që punojnë në Kosovë ,andaj nuk duhet sipas deputetit që në krejt këtë punë të përjashtohen njerëzit që e njohin mirë poblematikën.
Këto komente, ligjvënësi kosovar i ka bërë në Mitrovicë në një tryezë ku u fol për implementimin e marrëveshjes për Asoacionin, raporton Radio Kim, përcjellë Klan Kosova.