Lajmet e fundit
Adoleshenti që ka lënë gjurmë tek Manchester United mund të ketë mungesë të minutave të lojtës në Euro 2016, ka thënë ish shefi i Tottenham.

Marcus Rashford do të jetë me fat nëse mund të luajë një ndeshje në Euro 2016, sipas Harry Redknap.
I riu i Manchester United është përfshirë në listën prej 23 futbollistëve me të cilët Roy Hodgson udhëton në Francë.
Por Redknap beson se linja sulmues e Tre Luanëve do të përbëhet nga lojtarët tjerë me përvojë dhe se Rashford do të ketë pak minuta lojë.
"Të jem i sinqertë, nuk pres që ai të luajë. Më pëlqen ai dhe do të bëhet lojtar i madh në të ardhmen".
"Por kur ke Kane, Vardy, Sturridge dhe Rooney, nuk besoj se ai ka shumë gjasa".