Lajmet e fundit

Kyle Lowry shënoi 35 pikë për Toronto Raptors, ndërsa DeMar DeRozen 32 me skuadrën kanadeze që barazoi serinë e finales së Konferencës së Lindjes pas një suksesi 105-99 ndaj Cleveland Cavaliers. Në “Air Canada Center” Raptors shfrytëzuan në maksimum faktorin fushë për të cuar në 2-2 rezultatin e përgjithshëm mes dy formacioneve. Ndeshja ishte shumë emocionuese, opavarësisht një fillimi më të vrullshëm të Torontos që madje zgjati kryesimin deri në +9 duke parë veten përpara me rezultatin 46-35. Lowry me depërtimet e tij nën kosh arriti të shtojë dhe me 3 pikë të tjera epërsinë e vendasve, ndërsa në pushim u vajt me shifrat 57-41 për ekipin kanadez.
Diferencat vazhduan të qëndronin me dy shifra për Toronton dhe në periodën e tretë, deri në momentin kur Cavaliers arritën të shkurtonin rezultatin në 69-78 në fundin e periodës së tretë. 8 pikë radhazi të Cavaliers, falë dhe dy goditjeve të sakta radhazi nga vija për 3 bënë që rezultati të shkurtohej deri në 78-77. Lowry megjithatë u përgjigj me një tjetër 3 pikësh, me rezultatin që shkoi në 88-87, shkruan SuperSport.al. Le Bron James, që e mbylli takimin me 29 pikë në total, mori për dore ekipin e tij duke kaluar përpara Cavaliers, 94-92. Por DeRozan barazoi në 96-96. Në këtë moment Toronto u tregua më i saktë në goditje duke arritur të shkëputet në 103-99, ndërsa një kosh i fundit vulosi rezultatin përfundimtar në 105-99.