Lajmet e fundit

Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian do të shqyrtojë sot situatën në Ballkanin Perëndimor.
Gjatë këtij takimi , shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini do të raportojë për vizitën e saj në rajon.
Pritet që ky këshill të miratojë konkludimet, të cilat do të jenë baza për raportin që liderët e 28 vendeve anëtare do ta miratojnë për Ballkanin Perëndimor në samitin që mbahet më 9 dhe 10 mars në Bruksel.