Raportohet se njëri nga të plagosurit nga të shtënat me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën "Rrustem Hyseni" në Prishtinë, ka vdekur.
Kështu së paku ka mësuar Klan Kosova jozyrtarisht.
Jozyrtarisht mësohet se viktima e këtij rasti është Naser Gashi.
Ai raportohet të ketë pësuar lëndime nga arma e zjarrit, por edhe nga thika.
I plagosuri tjetër, Miftar Miftari, rreth 40 vjeç, është duke u trajtuar në Emergjencë me plagë në këmbë.
Klankosova.tv do ju mbajë të informuar.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.