Lajmet e fundit

Përdorues të rrjetit social Twitter kanë shkruar se janë dëgjuar disa shpërthime në qytetin Marseille të Francës, edhe pse nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.
Banorët e alarmuar kanë shkruar në rrjete sociale se kanë dëgjuar shpërthimet dhe se muret dhe dritaret e shtëpive të tyre janë dridhur.
"Shpërthimi u ndje në muret [e shtëpisë sime] dhe dritaret u dridhën", ka shkruar një person në Twitter.
Një banor tjetër i Marseille ka pohuar se kanë ndodhur të paktën dy "detonimet të fuqishme", që goditën qytetin. raportojnë mediat e huaja, përcjellë Klan Kosova