Lajmet e fundit
Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka thë se jan duke punuar për të përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave e që sipas tij të pasohen me dërgimin e raportit përfundimtar në Bruksel gjatë këtij viti.

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka thënë se institucionet e Kosovës janë duke punuar në përmbushjen e kritereve të fundit teknike lidhur me liberalizimin e vizave që do të pasohen me dërgimin e raportit përfundimtar në Bruksel gjatë këtij viti.
Çollaku këto komente i bëri pas një takimi që pati sot në Prishtinë me shefen e re të Zyrës së Këshillit të Evropës, Isabelle Servoz Gallucci.
Ministri i Integrimit i foli mysafires edhe për miratimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ditë më parë në Kolegjin e Komisionerëve, për të cilën Çolllaku se ia ka hapur rrugën nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje së shpejti.
Kurse, shefja e Zyrës së Këshillit të Evropës, Isabelle Servoz Gallucci, ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar përkrahjen dhe bashkëpunimin konform prioriteteve të Qeverisë së Kosovës.