Lajmet e fundit
Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka thënë se këtë javë do të dorëzohet në Bruksel raporti, i cili tregon për përmbushjen e rekomandimeve të Komisionit Evropian lidhur me procesin e liberalizimit të vizave.

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka thënë se këtë javë do të dorëzohet raporti në Bruksel , i cili tregon për përmbushjen e rekomandimeve të Komisionit Evropian lidhur me procesin e liberalizimit të vizave.
Sipas tij, institucionet vendore kanë bërë maksimumin që raporti ta reflektojë përmbushjen e plotë të këtyre rekomandimeve.
Çollaku për “Epokën e re” ka deklaruar se këtë javë ky raport do t’i dërgohet Komisionit Evropian.
Sipas tij, të gjitha institucionet kanë bërë maksimumin që raporti të jetë sa më përmbajtjesor dhe ta reflektojë përmbushjen e plotë të rekomandimeve të Komisionit Evropian.