Lajmet e fundit
"Raporti e sheh luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të mbetur në fazë të hershme. Edhe shumë punë duhet bërë për të realizuar detyrat në rrugëtimin drejt përafrimit me BE-në. Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë ende endemik në Kosovë. Gjyqësori është akoma në fazat e hershme të përfarimit me atë të Bashkimit Europian"

Shefja e zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se ka shumë ngecje e pak përparim në Raportin e Progresit për vitin e fundit të Kosovës.
Në konferencë për media ajo ka theksuar se korrupsioni dhe krimi i organizuar në Kosovë vazhdojnë të mbesin endemik, arsimi në Kosovë jocilësor, ekonomia jokonkurrente dhe polarizimi mes spektrit politik i lartë, njofton Klan Kosova.
"Komisioni Europian konfirmon përkushtimin e vazhdueshëm për të ardhmen europiane të Kosovës. Duke u bazuar në raportet e mëparshme, raporti i këtij viti ofron mundësinë e krahasimit të të arriturave të vendeve tjera".
"Në këtë muaj prej raportit të fundit në Kosovë ka pasur zgjedhje parlamentare dhe lokale si dhe është thelluar polarizimi mes partive politike. Ka pasur edhe suksese, si ratifikimi i marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi".
"Një pjesë e rekomandimeve të vitit të shkuar nuk janë realizuar ndaj mbesin edhe këtë vit. Ne këshillojmë që të shikohen këto rekomandime dhe të niset me adresimin e tyre, nisur nga sundimi i ligjit. Kosova ka plotësuar kornizën ligjore, duke trajtuar migrimin e rregullt dhe të parregullt, si dhe azilin".
"Raporti e sheh luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të mbetur në fazë të hershme. Edhe shumë punë duhet bërë për të realizuar detyrat në rrugëtimin drejt përafrimit me BE-në. Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë ende endemikë në Kosovë. Gjyqësori është akoma në fazat e hershme të përfarimit me atë të Bashkimit Europian. Shqetësues ka qenë edhe deportimi i gjashtë shtetasve turq".
"Lidhur me eknominë, Kosova ka bërë përparim të madh, sidomos në aspektin ligjor - si në qasjen në financa dhe kredi. Pjesëmarrja në tregun e punës po ashtu është rritur. Kryesisht e bazuar në remitenca dhe më pak në prodhim".
"Nuk ka pasur përparim në fushat kryesore, si arsimi. Mbetet e domosdoshme që të përmirësohet cilësia e tij, që është shtytës kryesor i rritjes së konkurrueshmërisë. Duhen reforma të planprogramit dhe trajnime profesionale". /klankosova.tv