Lajmet e fundit

Bllokimi i punës së Kuvendit nga opozita në Kosovë, u bë kryefjalë edhe në adresimin kryesor të Johanes Hanit që nga Brukseli e prezantoi raportin e progresit për 2015.
Në adresimin e tij, ku foli për secilin vend të rajonit, veç e veç, komisioneri për Zgjerim e quajti historik nënshkrimin e MSA për Prishtinën, por e tha se Kosova dhe Serbia e kanë kusht bazik për rrugëtimin evropain të tyre, normalizimin e raporteve,njofton Klan Kosova.
Por Hahn, nuk dha përgjigje konkrete kur u pyet në Bruksel se nëse Kosova duhet të ndërrojë qasje në dialog me Serbinë, pas fushatës serbe kundër Kosovës në Unesko.
Më të njëjtat pyetje u përballë edhe njeriu i parë i Bashkimit Europian në Kosovë, Samuel Zhbogar.
Jashtë kësaj teme, Zhbogar tha se Raporti i progresit, e qet Kosovën më mirë në rritjen ekonomike, në krahasim me vitin paraprak.
Kronikë nga Besnik Tahiri.