Lajmet e fundit

Sot është publikuar Raporti i Bashkimit Evropian për Kosovën për vitin 2020.
Por ky raport ende nuk i është dorëzuar as kryeministrit Avdullah Hoti e as kryeparlamentares Vjosa Osmani, njofton Klan Kosova
Gazetarja Rina Mujku në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine tregoi se pas pak do të arrij ky raport.
“Ishim tek Kuvendit i Kosovës por deri tani nuk ka pasur zhvillime ndonëse atje në ora 17:30 është paralajmëruar një vizitë e Shefit të Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë Tomas Szunyog së bashku me kryeparlamentaren Vjosa Osmani të cilës do t’i dorëzonte Raportin e Progresit të përgatitur për këtë vit nga Komisioni Europian e që në Bruksel do të bëhet publik pas pak”, deklaroi gazetarja.
"Nuk dihet ende nëse atje ka filluar takimi, por i njëjti raport është planifikuar që pas pak në ora 18:00 t'i dorëzohet edhe kryeministrit Hoti".
Oliver Varhelyi