Lajmet e fundit

Lëvizja Vetëvendosje ka hartuar një raport bazuar mbi arkivin e Lëvizjes Vetëvendosje, institucionet shtetërore të Kosovës, raporte mediatike dhe studime e deklarata të OJQ-ve.
Siç shkruan në shpjegim të këtij raporti të siguruar nga Klan Kosova “ai nuk paraqet pamjen e plotë të shtrirjes së kapjes së shtetit (nga bizneset monopoliste dhe krimi i organizuar i politikanëve, tek korrupsioni dhe gjyqësori i dështuar, e deri tek kontrolli mbi shoqërinë civile dhe mediat në Republikën e Kosovës”.
“Ai fokusohet më tepër në masat represive të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës kundër forcave politike gjatë 2014-2015, të cilat janë duke organizuar qëndresën kundër Marrëveshjeve me Serbinë të arritura në Bruksel dhe efekteve shkatërrimtare të tyre për Republikën e Kosovës”.
“Për të pasur një panoramë më të plotë të konsolidimit të regjimit gjysmë-autoritar në Kosovë, referojuni raportit të vitit 2015, të botuar nga 'Freedom House' për 'Kombet në Tranzit'1, ose raporteve të 2014- 2015 të 'Transparency International për Kosovën', thuhet në shpjegimin e raportit të zgjeruar.
Raporti është i ndarë në disa kapituj: për "bashkimin e Opozitës dhe bllokada e PDK-së pas zgjedhjeve të 2014'. Fillimi i qeverisë LDK-PDK dhe protestat kundër Jablanoviçit dhe për Trepçën.
Vendimi i Panelit Këshillues për të Drejtat e Njeriut të Misionit të OKB-së në Kosovë.
Gjykata Speciale për Kosovën qershor – gusht. Marrëveshjet e reja të Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë të 25 gushtit.
Marrëveshja për demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi në 26 gusht 2015. Arrestimet dhe persekutimi i aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Bashkimi i ri i Opozitës dhe aksionet e ndërmarra brenda dhe jashtë Kuvendit. Arrestimi i deputetit Albin Kurti dhe protesta që solli lirimin e tij. Vazhdimi i rezistencës për demokraci dhe për mbrojtjen e Republikës së Kosovës”,