Janë zbuluar edhe detaje të reja mbi vdekjen e aktores Naya Rivera, sipas së cilave vdekja e saj është mbytje aksidentale.
Kështu thuhet sipas raportit të autopsisë dhe atij hetimor.
Sipas raportit djali katër vjeçar i Riveras, Josy tregoi që para se nëna e tij të zhdukej dhe të mbytej ata të dy u hodhën në ujë së bashku nga varka në Liqenin Piru në Kaliforni.
Pasi Josy u fut në ujë nëna e tij i kishte thënë që të kthehej në anije.
"Ajo e ndihmoi atë të kthehej në anije dhe më pas ai dëgjoi Nayan teksa bërtiste 'ndihmë', pastaj ajo u zhdukë " thuhet në raportin hetimor.
Zyrtarët gjithashtu vunë në dukje faktin se Rivera edhe pse ishte mirë me shëndet kishte marramendjeje " që do të keqësohej kur ajo të ishte në ujë kjo gjendje e saj është diçka e trashëguar pasi përveç marramendjes kjo gjendje shoqërohej edhe me të vjella të cilën Rivera e kontrollonte me antihistamin", thuhet në raport.
Naya Rivera kohëve të fundit kishte edhe probleme me ankthin dhe kishte marr edhe ilaçe për një infeksion në sinus.
Për më tepër Rivera përdorte edhe marihuan dhe pinte një paketë cigare në javë . Kurse sipas raportit të autopsisë Rivera nuk kishte" asnjë tentim rreth vetvrasjes apo përpjekjeve për një gjë të tillë, ajo konsiderohej edhe si një notare e mirë" .
Sipas të dyja raporteve të autopsisë dhe atij hetimore vdekja e aktores po cilësohet si mbytje aksidentale.
Naya Rivera u konfirmua e vdekur më 13 korrik në moshën 33- vjeçare pesë ditë pasi u zhdukë në ujë .
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.