Lajmet e fundit
Situata e fundit në Kumanovë mund të luhat raportet në mes të Kosovës dhe Maqedonisë, sado që zyrtarë kosovarë për dallim nga ata maqedonas kanë tentuar të jenë sa më neutral në tërë këtë situatë.

| Kështu vlerëson shoqëria civile në vend, sipas të cilëve të dyja vendet duhet të kenë kujdes në mënyrën se si sillen në këtë situatë, e që pastaj të mos ketë acarim të marrëdhënieve dy palwshe. Petrit Zogaj nga Lëvizja “Fol”, ka se e tërë ajo që po ndodh në Maqedoni është si pasojë e një sistemi diktatorial të qeverisjes, dhe situata është dashur të plas diku. Zogaj vlerëson se ajo çfarë ka ndodhur në Maqedoni nuk e prek vetëm Kosovës por edhe tërë rajonin.. Sipas Zogajt, dy shtetet duhet të merren vesh dhe të komunikojnë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur, kush janë njerëzit dhe qëllimi i të gjithë atij aksioni. Ndërsa, Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike ka thënë se ngjarja e fundit në Kumanovë do të ketë ndikime relativisht substancial në marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Maqedonisë, por kjo varet kryesisht nga ajo nëse Qeveria Gruevski do të vazhdoj të jetë në pushtet. E për Driton Selmanaj nga KDI, sa më shpejtë që të ketë qartësim të situatës, aq më e lehtë do të jetë edhe mos cenimi i marrëdhënieve të mira në mes të dyja vendeve. Sipas tij, pjesëmarrja individuale e qytetarëve të Kosovës në tërë atë që ndodhi në Kumanovë, nuk i bartin përgjegjësi shtetit të Kosovës në asnjë dimension. Në përleshjen e armatosur që ka filluar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Lagjen e Trimave në Kumanovë, janë vrarë 10 persona nga grupi i armatosur dhe 8 policë. Kurse, në polici po mbahen 30 persona. Mësohet se janë gjithsej 68 objekte që kanë pësuar dëme nga luftimet e fundjavës së shkuar, prej të cilave 28 shtëpi janë vlerësuar si “të shkatërruara plotësisht. |