Lajmet e fundit
Menaxheri i Leicester City e ka pranuar se ai nuk ka qenë gjithmonë i preferuar nga mediet gjatë karrierës, por që është i lumtur që këtë edicion kjo është përmirësuar.

Claudio Ranieri është i lumtur që reputacioni i tij është përmirësuar pas edicionit të shkëlqyeshëm të Leicester City.
Foxes kanë shtatë pikë më shumë se Tottenham që është në pozitën e dytë dhe me shumë gjasë do të shpallen kampionë të këtij edicionit.
Italiani është kritikuar shumë gjatë karrierës së tij, por ky edicion me skuadrën angleze ka bërë që ai të vihet në fokus të medieve edhe për të mirë.
“Në shumë raste kam qenë në fokus të medieve, por jo për të mirë”.
“Por unë jam i njëjti menaxher”.
“Në Greqi kisha shumë pak kohë për të punuar me skuadrën”.
“Çfarë të bëja? Unë nuk jam magjistar. Jam thjeshtë njeri që punon shumë”.