Lajmet e fundit

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook ka reaguar ndaj arrestimit të djeshëm të anëtarit të partisë së tij, Muhamet Kelmendit .
Lexoni më poshtë postimin e plotë të Haradinajt në Facebook:
Pyetje për Kryeministrat Mustafa- Thaçi:
Kur instrumentet shtetrore të sigurisë vihen në funksion të linçimit të personaliteteve publike, përmes arrestimeve spektakulare dhe, për më tepër, të një anëtari të Kryesisë së një partie opozitare, nuk mund të quhet ndryshe veç se terror sistematik i pushtetit ndaj një zëri ndryshe, ndaj një zëri të pastër opozitar.
Tregoni, si do ndiheshit ju, sikur në rrethana të kundërta, kur ju do të ishit në opozitë, një nga anëtarët tuaj të kryesisë do të ndalohej e arrestohej me inskenime “për terrorizëm”, përderisa e vërteta është krejt ndryshe.
Publikisht ju bëj thirrje t’i ndaloni praktikat e njollosjes së individëve dhe të personaliteteve, t’i ndaloni praktikat e njollosjes së oponentëve politikë, ta ndaloni luftën speciale mediatike për njollosjen e AAK-së.
A e dini që pushtetet ndërrohen?! Ky vend do të ketë qeverisje demokratike, së shpejti!
RH