Lajmet e fundit

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pohuar se situata e sigurisë në vend është stabile dhe se nuk ka indikacione për destabilizim.
“Të gjithë mekanizmat e rendit dhe sigurisë konfirmojnë që situata e sigurisë në vend është stabile dhe e qetë” është shprehur Haradinaj.
Kryeministri tha se edhe vizita e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq kaloi e qetë, dhe kjo tregon që Kosova merr përgjegjësitë e saj.
Ai vlerësoi se rasti i vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq është duke u marrë me seriozitet nga institucionet përgjegjëse.