Lajmet e fundit

Pretendenti për kryeministër të Kosovës nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj sonte ka shtruar iftar për zyrtarë të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Në këtë takim ndër tjerash është diskutuar edhe për zhvillimet aktuale dhe rolin e BIK-ut në rrugën drejt shtetndërtimit.
Deklarata në rrjetin social facebook:
Në vazhdën e pritjeve, tashmë tradicionale, në muajin e shenjtë të Ramazanit, sonte në selinë e Aleancës kam shtruar iftar për nder të kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiut Naim Tërnava dhe udhëheqjes së gjerë të BIK-ut.
Paraprakisht bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale dhe pozicionin, rolin dhe rëndësinë e Bashkësisë Islame të Kosovës në të gjitha etapat që kaloi vendi dhe populli ynë në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë dhe në angazhimet e përbashkëta drejt shtetndërtimit. Për këtë unë ua përcjellë mirënjohjen dhe falënderimet e mia.
Do të punojmë së bashku në avancimin e vlerave të përbashkëta edhe kulturore edhe fetare dhe njëkohësisht ta ruajmë dhe kultivojmë islamin tradicional.
Uroj që ky muaj të kalojë në paqe, mirëkuptim e solidaritet midis të gjithë qytetarëve të vendit tonë.
RH