09.02.2017 · përditësuar para 3460 dite1 min lexim
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka refuzuar ekstradimin për në Serbi me kërkesë të këtij shteti, pasi është pyetur për këtë nga kryetari i trupit gjykues.
Haradinaj ka thënë përsëri se ky rast është kryekëput politik.
Seanca në gjykatën në Colmar të Francës ende po vazhdon, njofton Klan Kosova.
Kryetari i AAK-së është arrestuar më katër janar, në aeroportin e Basel-it, me një fletëarrest të Serbisë të lëshuar në Interpol nga viti 2004.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.