Lajmet e fundit

Gjasat që Ramush Haradinaj të ekstradohet në Serbi janë zero.
Kësi bindje ka një avokat, që të enjten u ftua në Info Magazine të Klan Kosovës.
Artan Çerkini, e lidh këtë parashikim të tij me statusin politik të Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete të pavarura.
Njëjtë mendon edhe një bashkëpunëtor i Haradinaj. Por për të, shqetëesuese është diçka tjetër.
Se kreu i AAK-së e ish-komandanti i UÇK-së do të lirohet nga Gjykata Franceze pa u ekstraduar në Serbi e thonë edhe në Insititutin e Kosovës për Drejtësi.
Por sipas Miftarajt edhe nëse Gjykata e shtetit francez vendos që Haradinaj të ekstradohet në shtetin serb, është Ministria frabeze Drejtësisë ajo që e jep vendimin final për një gjë të tillë.
Kronikë nga Lirika Haliti.
https://www.youtube.com/watch?v=c07xs6c8qAo&feature=youtu.be