Lajmet e fundit

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka arritur në Kuvendin e Kosovës, njofton Klan Kosova.
Në ndërkohë, edhe deputetët e tjerë të këtij koalicioni kanë arritur në Kuvend dhe tashmë kanë zënë vendet e tyre për të marrë pjesë në seancën konstituive të Kuvendit.
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka nisur pa prezencën e koalicionit fitues të zgjedhjeve të 11 qershorit, pasi kryesuesi i kësaj seance, deputeti më i vjetër, Adem Mikullovci ka thënë se ekziston kuorumi i mjaftueshëm për të vazhduar me seancën.
Në ndërkohë seanca është ndërprerë për një pauzë 15 minutëshe, derisa Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve të kryejë punën.