Lajmet e fundit

Koalicioni AAK-PSD ka bërë prezantimin e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 6 tetorit.
Aty i nominuari për Kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë se pas marrëveshjes që kanë bërë për koalicion parazgjedhor qytetarët e Kosovës duhet ta dinë se vendi është në duar të sigurta.
“Kur ju shoh juve e shoh krejt mundin e gjeneratave dhe perspektivën e gjeneratave të reja. Në këtë sallë është ndryshimi. Janë 34 janë gra. 26 nga kandidatët për deputetë nuk kanë qenë të asociuar me parti politike”.
“Ne jemi njerëz të ‘shpisë’. Besoj se të gjithë ne e duam Kosovën deri në sakrificë. Dashuria jonë për Kosovën është deri në sakrificë. Kosova e ka sfidë ta ruajë pragun e shtëpisë. Ftoj qytetarët që t’i bashkohen kësaj ndjenje”, ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova.
Ai ka theksuar se po përjeton njërin prej momenteve më krenare në jetë.
“Jam krenar që jam pjesë e kësaj liste E falënderoj Shpendin dhe jam i bindur që fitorja jonë është lajm i mirë për Kosovën”.