Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur për mundësinë që Ramush Haradinaj të jetë kandidat për president të Kosovës, duke theksuar se një emërim i tillë duhet të mbështetet nga Kuvendi i Kosovës dhe nuk mund të ndodhë përmes marrëveshjesh të fshehta.
Në “Info Magazinë” në Klan Kosova, Tahiri shtoi se kjo temë duhet të burojë nga populli i Kosovës.
“Ka kalu koha kur mundet dikush me zarf me u bë president. President do të bëhet nëse parlamenti i Kosovës i bën votat. Kjo temë duhet me buru prej popullit të Kosovës. Për vizitën ne kemi marrë ftesë në tetor. Nëse ka iniciativë prej deputetëve... Kërkesa e Haradinajt nuk ka qenë sekret që e synon këtë pozitë. Por kjo pozitë nuk mundet me u bë pa i pas 30 nënshkrime..”, tha Tahiri, transmeton Klankosova.tv
Ndiqeni videon për më shumë detaje:
https://www.youtube.com/watch?v=hdRvbJy_QaE
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.