Lajmet e fundit

Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar përplasjen e tij me homologun shqiptar Edi Rama në lidhje me ngjarjet në Samitin e Berlinit.
Ai tha se Rama është vëllai i tij, por se do ta thotë të vërtetën, njofton Klan Kosova.
“Kryeministri i Shqipërisë është një person që kam shumë respekt për të. Edi Rama është është vëllai i imi, sic janë të gjithë shqiptarët. Por, të vërtetën do të them pavarësisht se kujt i pengon apo i pëlqen”.
“Unë e kam thënë të vërtetën për atë që kam thënë në Samitin e Berlinit”
Haradinaj këto komente i bëri pas Rama kishte thënë se ai po gënjen nëq lidhje me taksën sepse askush nuk i ka bërë presion për heqjen e taksës në Berlin.
https://klankosova.tv/rama-haradinaj-po-genjen-askush-nuk-i-beri-presion-per-heqjen-e-takses-merkel-e-macron-me-durim-kerkuan-pezullimin-e-perkohshem/