Lajmet e fundit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, nga sot është bërë kumbar i dy vajzave.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social Facebook.
Haradinaj ndau edhe një medalje post mortum.
"Familja është themeli i çdo shoqërie, kombi e shteti. Sonte gjeta ngrohtësinë familjare në Gjakovë në familjen e Nesim Bakisë. Së bashku me Aniten, ndamë momente të këndshme me nikoqirët, Vlerën e Beratin. Nga sonte po ashtu, jam kumbar i vajzave të tyre, Nina dhe Dria. Në kujtim të miqësisë time me Blerimin e ndjerë, kam ndarë një medalje post mortem, "ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET". Familjen Bakija, e falënderoj për mikpritjen! RH".
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/2166198080171261