Lajmet e fundit

Bashkim Ramosaj, kandidat për kryetar të Deçanit nga radhët e AAK-së është shprehur i bindur për fitoren në këtë komunë, njofton Klan Kosova.
"Fitorja nuk do të jetë e vështirë por e sigurt pasi ne i kemi projeksionet e qarta dhe kemi objektivat tona".
Ramosaj ka thënë në "Magazina Lokale" në Klan Kosova se Deçani ka qenë i trajtuar "jodinjitetshëm" sidomos në aspektin e turizmit.
"Ne kemi hartuar një dokument për njërin prej prioriteteve dhe projeksionet e mëdha si kanalizimi i ujërave të zeza dhe mendojmë që në vitin 2018 të fillojë", tha Ramosaj teksa ka shpalosur programin e tij qeverisës.
"Në anën tjetër kemi një projekt te fshati Hulaj që do të zgjidhte problemin e ujit të pijes", shtoi ai.