Lajmet e fundit
Qendërmbrojtësi është takuar me drejtorin menaxhues të klubit, Jose Angel Sanchez, në përpjekje për të rivendosur dialogun dhe zgjidhur situatën,

Lufta e fjalëve mes Sergio Ramosit dhe Real Madridit është ndërprerë nga një armëpushim i vendosur me palëve, pas takimit që bënë në ambientet e qendrës stërvitore Valdebebas, të mërkurën në mëngjes.
Ramos u takua me drejtorin menaxhues të klubit, Jose Angel Sanchez për të diskutuar, megjithëse çuditërisht pas këtij takimi mbrojtësi shkoi të mbledhë disa gjëra personale në ambientet e qendrës.
Shikuar në dritën positive, së paku dialogu është rivendosur, pas ditë të tëra akuzash nëpër media.
Megjithatë palët kanë mospajtime të mëdha dhe situata është ende larg të qenit e zgjidhur.