Lajmet e fundit

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka thënë se klubi i tij nuk do të ndalojë së fituari vetëm pasi që Cristiano Ronaldo është larguar nga ky klub.
Pesë herë Topi i Artë u largua në drejtim të Juventusit, pas nëntë vjetësh të kaluara te mbretërit.
“Këtu jemi ndjerë gjithmonë si familje. Çelësi i suksesit është dhe gjithmonë ka qenë që jemi ndjerë pjesë e asaj familjeje”, ka thënë Ramos në një konferencë para Superkupës së Evropës ndaj Atletico Madrid-it.
“Humbja e një lojtari aq të rëndësishëm është negative, por nuk do të na ndalë fitoret. Atij do t’i duhet të na e lë neve këtë, dhe Real Madridi do të vazhdojë përpara, çfarëdo që të ndodhë, nuk do të reshtim së fituari”.