Lajmet e fundit

Sergio Ramos po e konsideron transferimin e tij në ligën elitare të futbollit amerikan, MLS, raporton mediumi spanjoll, Don Balon.
Madje, kapiteni i Real Madridit po synon që ta marrë një vendim të tillë kur kohës së tij te Real Madridi t’i vjen fundi.
Mbrojtësi i Spanjës planifikon që t’i bashkohet klubit të David Beckham, Miamit, që do të bëhet pjesë e kësaj lige më 2020.
Ramos dhe Beckham kanë luajtur bashkë te Real Madridi, dhe janë ende miq të ngushtë me njëri-tjetrin.