Lajmet e fundit
Mbrojtësi spanjoll ka thënë se skuadra do të jap gjithçka në finalen ndaj Atletico Madrid.

Sergio Ramos ka thënë se Real Madrid do të jetë në 100 për qind të formës dhe fokusit në përballjen ndaj Atletico Madrid, në San Siro.
Reali arriti finalen e Ligës së Kampionëve pas fitores 1-0 ndaj Manchester City në Santiago Bernabeu.
Një goditje e devijuar e Gareth Bale përfundoi në portën e Joe Hart, duke bërë kështu që Reali të arrijë finalen e 28 majit.
“Ka ndeshje më të vështira dhe më të lehta, por Liga e Kampionëve kërkon koncentrim shumë të madh”.
“Ishim në nivel të detyrës dhe e dinim që do të shënonim”.
“Tani e presim finalen, por duhet të theksoj që e gjithë kjo është falë punës ekipore”.
“Në finale do të lëmë shpirtin, kaq mund të them”.