Lajmet e fundit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sikurse çdo vit edhe për 2018-të kanë publikuar ''Listën e zezë'' të tyre.
Personave, emrat e të cilëve figurojnë në atë listë sipas ligjit, u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por për dikë kjo duket se nuk është aspak problematike.
Është Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ai që ka dhënë një reagim i cili duket se përkon me listën e sotme të publikuar ku figuron dhe emri i tij, njofton Klan Kosova.
Në llogarinë e tij zyrtare ai ka publikuar një fotografi të vjetër pranë Ambasadës së SHBA-ve në Shqipëri, moment në të cilin dukej i shoqëruar nga ish homologu i tij Alexander Arvizu.
''Miqësia e ShBA-së ishte, është dhe mbetet me rëndësi historike dhe vlerë për kombin tonë.
Përjetë falënderues, gardianit të lirisë në botë, popullit amerikan që u kujdes për ngadhënjimin e të drejtës tonë për liri dhe shtet''.
Pavarësisht riaktualizimit të temës së ''Listës së Zezë'', i pari i Drenasit edhe mëtej konsideron historike miqësinë me SHBA-të, njofton Klan Kosova.