Lajmet e fundit

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për të parin e Drenasit, Ramiz Lladrovci ka votuar në shkollën “Xhevë Lladrovci” në fshatin Gllanasellë.
Lladrovci ishte i shoqëruar nga bashkëshortja dhe nëna e tij, njofton Klan Kosova.
“Thërras qytetarët që të dalin në votime. Drenasi ka ditë gjithmonë me votu. Thërras komisionerët dhe vëzhguesit të monitorojnë zgjedhjet, që këto zgjedhje të jenë sa më të drejta. Zgjedhjet janë në dobi të qytetarëve të Drenasit” ka thënë Lladrovci.