Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës Naser Ramadani, në konferencën e mbajtur nga Qeveria e Kosovës ku janë publikuar masat e reja nga Ministria e Shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Ramadani tha se këto vendime janë në të mirë të gjithëve.
"Këto vendime janë marrë në të mirë në të gjithë neve. Edhe përkundër dëme ekonomike dhe kolaterale që mund të na bëjnë këto vendime mund ti bëjnë janë për ta mbrojtur shëndetin e qytetarit ".
Ai theksoi se qytetarët duhet të kenë durim dhe t'i zbatojnë këto vendime, për të pasur sa më pak dëme.
"Do të ndikojnë edhe në një kusht. Për ti bërë ballë kësaj qytetarët duhet të tregojnë durim dhe të zbatojnë këto vendime. Unë besoj se me këtë zbatim do të kalojmë me sa më pak humbjë, dëme dhe sa më pak të sëmurë ".
Kreu i IKSHPK-së shtoi se duhet të mbahet distanca dhe higjiena personale.
"Unë ju falënderoj të gjithëve. Unë iu bëj apel që qytetarët të zbatojnë këto vendime duke treguar se jemi vend që po mendojmë të shkojmë në Evropë. Ne mund ta mbrojmë vetën, familjen dhe shoqërinë duke mbajtur distancën prej dy metrash, dhe duke mbajtur higjienën personale ".
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.