Lajmet e fundit

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Gjakovës, Ramadan Hoti, ka thënë se krijimi i zonës së lirë ekonomike në Gjakovë do të jetë vendimi i parë i qeverisjes së tij.
Ai ka thënë se platforma e tij bazohet në tri shtylla kryesore, në qeverisjen e mirë, në zhvillimin ekonomik dhe në garancinë për të ardhmen e sigurt të qytetarëve të Gjakovës, transmeton Klan Kosova.
Hoti u ka premtuar qytetarëve edhe ndërtimin e stadiumit të ri në Gjakovë me partneritet publiko-privat.
Këto deklarime Hoti i dha sot në Gjakovë në kuadër të fushatës zgjedhore, transmeton Klan Kosova.