21.08.2018 · përditësuar para 2903 dite1 min lexim
Në postimin e mëngjesit, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zgjedhur t'i uroj besimtarët myslimanë për Kurban Bajram me projektet për rimëkëmbjen e disa xhamive, si ajo e Et’hem Beut në Tiranë, xhamia Mbret dhe ajo e Beqarëve në Berat, etj.
“Mirëmëngjesi dhe me këto pamje nga kantieret e shumta të punës për rimëkëmbjen e xhamive në mbarë vendin që janë pjesë e thesarit tonë të trashëgimisë historike e kulturore, ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë Gëzuar Kurban Bajramin”, ka shkruar Rama./TCH
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.