Lajmet e fundit

Rregullimet e fasadave të ministrive janë një ndër aktivitetet më energjike të Edi Ramës.
Por, sa na kushtojnë ato? Të paktën në rastin e Ministrisë së Brendshme, mund ta mësojmë nëpërmjet shpalljes së tenderit.
Ja teksti i kërkesës për oferta, shpallur nga Agjencia e Prokurimit Publik:
MINISTRIA E PUNEVE TE BRENDSHME, DREJTORIA E PROKURIMEVE TË PËRQENDRUARA,TIRANË
Autoriteti Kontraktor: Ministria e Puneve te Brendshme, Drejtoria e Prokurimeve të Përqendruara, Tiranë; Adresa: Sheshi “Skenderbej”, Nr. 3, Tel. +355 42 256 851
Procedura e Prokurimit është “Procedurë e hapur”
Objekti: “Restaurimi i godinës së Ministrisë së Punëve të Brendshme”
Fondi limit 229 378 112.73 (dyqind e njëzet e nëntë milion e treqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e njëqind e dymbëdhjetë pikë shtatëdhjetë e tre) Lekë pa TVSH.
Burimi i financimit: Buxheti i shtetit.