Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me elektoratin e Kamzës ku tha se partitë e tjera duan t’i mbajnë njerëzit e ndarë, “të fusin duart në tepsinë e pushtetit”.
“Partitë e tjera duan t’i mbajnë njerëzit e ndarë, sepse sa më shumë t’i ndajnë njerëzit aq më shumë mund të fusin duart në tepsinë e pushtetit”.
“Përpara se të jenë anëtarë partish shqiptarët janë stërnipër e stërmbesa të Skënderbeut e Ismail Qemalit, të gjithë njësoj. Për ne Shqipëria është mbi të majtën e mbi të djathtën. Nëse shqiptarët nuk ndahen nënhijen e flamujve partie për një lëmoshë apo për një zyrë ku mund të gjejnë një punë e të mbeten pastaj të lidhur me zinxhirë nga ato parti, do të bashkohen duke arsyetuar secili dhe secila si anëtar të gjykatës së madhe të popullit sovran dhe duke e përdorur fletën e votimit si kontribut në vendimmarrjen sovrane për të marrë në punë për Shqi[përisnë skuadrën më të mirë”, tha Rama, njofton Top Channel.
Ai foli për një revolucion kuq e zi, për të përmbysur sistemin e partive në administratën e shtetit.
“Ose të bashkohemi për të bërë një revolucion kuq e zi e për ta përmbysur sistemin e partive në administratën e shtetit ose pastaj rini në mëshirën e zyrave të partive të pushtetit. Vetëm ju mund ta bëni. Nuk ka parti që e bën këtë në Tiranë nëse shqiptarët nuk i japin fuqinë për të qeverisur”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.