Lajmet e fundit

Edhe ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka shkuar në zyrën e kreut të Kuvendit Ilir Meta, për të zhvilluar takimin e përjavshëm në Kryesinë e Parlamentit.
Rama dhe Meta e kanë bërë praktikë pune që çdo javë, një ditë para seancës plenare, të takohen jo vetëm bashkë, por edhe me ministra të kabinetit qeveritar, për të diskutuar në lidhje me punët dhe vendimet e qeverisë. Takimi ka nisur rreth orës 10:45./Shekulli.al